Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Mundja, shans për medalje në “Taranto 2026”

Evente Sportive | 2 muaj më parë

Ardit Zeneli është i pari që i jep Shqipërisë shansin për medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Pikërisht në mundje, në peshën deri në 67 kilogram, Zeneli të dielën do të jetë në garë për medaljen e bronztë, teksa do të jetë përballë grekut Ntunias.

Më parë në 1/8 e finaleve, Zeneli mundi italianin Sandroni, 11-3, kurse në gjysmëfinale u mund nga algjeriani Benfredj, 3-5. Po në mundje, Bajram Sina në peshën deri në 60 kilogram, në stilin greko-roman, u mund në 1/8 e finaleve nga italiani Pusher, 0-9 me superioritet pikësh. R të njëjtin fat pati dhe Kevin Kupi në peshën deri në 77 kilogram, kjo në 1/8 e finaleve, teksa u mund 0-5 nga turku Basar. E meqënëse Basar është finalen e kësaj peshe, atëherë Kevin Kupi ka dhe një shans tjetër në ripeshkim për medaljen e bronztë, teksa do të vihet përballë algjeriani Dushe.

Ndërkohë në not, Arla Dermishi në 50 metra delfin ishte e shtata në baterinë e tretë kualifikuese me kohën 28”49, kurse Luna Djarmati nuk mori pjesë në 200 metra shpinë. Në taekuondo, Ernest Merdanaj fitoi ndeshjen e parë me libanezin Zarifeh dhe mund në 1/16 e finaleve nga turku Berkaj.

Në boks, kuqezinjtë ngjiten të dielën me Amar Koçin, i cili në peshën deri në 80 kilogram, kjo në raundin e 1/16 të finaleve, do të ndeshet me Tsamalidis. Të martën do të jetë radha e Ariol Zenelit, që do të jetë në raundin çerekfinal të peshës deri në 60 kilogram.

Në çiklizëm gara e kronometrit individual nuk ka shkuar mirë, teksa për femra Nelia Kabetaj dhe Nikol Dollaku nuk e kanë nisur garën, kurse për meshkuj Lukas Sulaj Kloppenborg ishte i nëntëmbëdhjeti dhe Leo Piku ishte i 21-ti.

Tanimë të gjitha forcat janë për garën e rrugës, që do të zhvillohet të martën, ndërsa në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” janë shpërndarë dhe medaljet e para.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme