Lojtarët e Anglisë marrin pilulën 60 £… për të fituar Kupën e Botës

Angli | 1 vit më parë

Anglia e Thomas Tuchel po bën gjithçka për të qenë mes favoriteve të Kupës së Botës. Siç dihet eventi më i rëndësishëm futbollistik do të organizohet vitin që vjen në Meksikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada ku në disa qytete takimet do të luhen në temperatura të larta.

Për tu përgatitur për kushtet e vështira atmosferike Anglia ka nisur që tani të stërvitet në temperatura të larta. Një ditë më parë shtypi britanik zbuloi se pas zgjedhjes së bërë nga Tuchel për tu grumbulluar në Spanjë qëndron pikërisht fakti se “Tre Luanët” kërkojnë të ambientohen me temperaturat e larta.

Sot këtij detaji i është shtuar edhe një risi, e cila ka të bëjë me teknologjinë. Të gjithë lojtarët e Anglisë kanë gëlltitur një pilulë, e cila kushton 60 stërlina dhe do të shërbejë për të regjistruar të dhënat jetësore, siç janë temperatura e trupit dhe rrahjet e zemrës. Stafi i mjekëve të Anglisë kërkon që të shikojë se si reagon trupi i futbollistëve nën kushte të vështira atmosferike dhe nën stres të lartë fizik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme