Londër, fillon zbatimi i masave të rrepta kundër COVID-19

Si pjesë e masave, të gjitha kafenetë dhe restorantet u mbyllën, me përjashtim të hoteleve, bujtinave, bareve dhe shërbimit “merr dhe shko”.
Në kuadër të luftës kundër shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19), në Londër ka filluar zbatimi i masave të “nivelit 3” me kufizime më të rrepta, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Londër, qyteti me numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 në vend, të gjitha kafenetë dhe restorantet u mbyllën, përveç hoteleve, bareve dhe shërbimit “merr dhe shko”.
Për një kohë të shkurtër pati tensione pasi policia paralajmëroi të rinjtë të ndiqnin rregullat.
Megjithëse rrugët ishin kryesisht të zbrazëta pas paralajmërimeve, një grup të rinjsh vazhduan të argëtoheshin në sheshet e qytetit.
Në kryeqytet nuk lejohet mbledhja e më shumë se gjashtë personave dhe të shoqërohen në hapësira publike, ndërsa njerëzit gjithashtu nuk do të lejohen të takohen brenda dhe jashtë shtëpive të tyre nëse nuk janë nga e njëjta shtëpi.
Në qytet, ku teatrot dhe kinematë janë detyruar të mbyllin dyert edhe një herë, stadiumet e futbollit do të mbyllen përsëri për tifozët, ndërsa palestrat e mbyllura nuk do të ofrojnë shërbime.
Pas 2 dhjetorit, tifozët u lejuan në stadiume, me një limit prej 2.000 personash.
Ceremonitë e dasmave u kufizuan në 15 persona, ndërsa në funerale nuk lejohej prania e më shumë se 30 personave.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




