Lufta ndaj informalitetit, Gonxhja: Tolerancë zero, afro 15 milionë lekë shtesë në buxhetin e shtetit
Planifikimi i inspektimeve nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore mbi bazë risku ka sjellë përmirësime të ndjeshme, duke evidentuar rritje të punëmarrësve informalë gjatë proceseve të inspektimit.
Sipas ministrit Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, gjatë periudhës janar-korrik 2025, janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore 1316 punëmarrës informalë, nëpërmjet masës urgjente “Pezullim Aktiviteti”, duke kontribuar direkt në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me mbi 15 milion lekë pas deklarimit në buxhet.
Gjithashtu, ministri Gonxhja i bëri thirrje qytetarëve që të mos pranojnë të punojnë të pasiguruar ose të nënsiguruar, duke theksuar se çdo formë pune jashtë skemës së sigurimeve shoqërore është abuzim që duhet denoncuar.
Gazetar: Hajri Mahmutaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




