Lufta në Ukrainë, Trump dhe shefi i NATO-s flasin nga Shtëpia e Bardhë

Botë | 1 vit më parë

Kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut Mark Rutte dhe presidenti amerikan Donald Trump pritet të mbajnë një konferencë për mediat nga Shtëpia e Bardhë, teksa retorika mes SHBA-së dhe Rusisë është përshkallëzuar mbi luftën në Ukrainë.

Në këtë konferencë, Rutte dhe Trump pritet të diskutojnë mbi ndihmën në armatime ndaj Ukrainës dhe qëndrimin nga ana tjetër e Rusisë, me të cilën nuk është gjetur deri më tani gjuha e përbashkët diplomatike për një zgjidhje të konfliktit teksa vetë Trump ka shprehur zhgënjim për qëndrimin e presidentit rus Vladimir Putin.

Ndërkaq, vizita e sotme në Shtëpinë e Bardhë e shefit të NATO-s nuk është udhëtimi i parë i tij, teksa vizitoi Shtëpinë e Bardhë më 13 mars, në rrethana jashtëzakonisht të ndryshme.

Ky takim erdhi vetëm disa javë pas takimit plot tension mes Presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky, dhe Donald Trump.

Në një intervistë me Bloomberg menjëherë pas kësaj, Rutte e quajti takimin “shumë pozitiv” dhe tha se ai mendonte se kishte një “angazhim absolutisht të qartë” ndaj aleancës së Nato nga Trump.

“Mendoj se gjëra të mira do të ndodhin” u tha Trump gazetarëve. Ndërsa e quajti mundësinë e një armëpushimi 30-ditor një “plan shumë të zgjuar”, Rutte ishte më i kujdesshëm në gjuhën e tij.

“Nuk kemi mbërritur akoma atje”. Takimi i sotëm vjen pasi vendet anëtare të NATO-s u angazhuan të rritin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5% të PBB-së, diçka që Trump e ka kërkuar prej kohësh.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme