Luis Suarez vlerëson Yamal: Tregon pjekuri, jam i lumtur për të

Luis Suarez, i cili luajti për Barcelonën për gjashtë sezone (198 gola në 283 ndeshje), vazhdon ta vëzhgojë me kujdes ekipin katalanas nga Shtetet e Bashkuara. Ish-sulmuesi i kombëtares uruguaiane ka vlerësuar veçanërisht performancat aktuale të Lamine Yamal.
“Ka lojtarë që piqen më shpejt se të tjerët. Në moshën 17 vjeç, Lamine Yamal tregon pjekuri të madhe dhe ndjenjë përgjegjësie, edhe në ndeshjet më të rëndësishme. Këto janë sfida që ai i vendos vetes. Si tifoz i Barcelonës, jam i lumtur për të. Ai duhet të vazhdojë të kënaqet, të fitojë përvojë për të vazhduar të rritet, sepse ende ka gjëra për të mësuar”, fjalët e ‘Pistolero’ të raportuara nga L’Equipe.
Leo Messi, shoku i tij i skuadrës me të cilin ka një miqësi të thellë që daton që nga koha e tij në Barcelonë, bëri gjithashtu disa deklarata përpara debutimit të tij në Kupën e Botës: “Është një turne i ri dhe i ndryshëm, luhet për herë të parë dhe mendoj se është një mundësi e shkëlqyer për të parë më të mirët këtu ose shumë nga më të mirët. Është një mundësi e shkëlqyer për t’u argëtuar”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




