Luka Modric, dita e parë në Milanello

Futboll Bota | 1 vit më parë

Pas prezantimit zyrtar të djeshëm, Luka Modric është në ditën e tij të parë në Milanello. Mesfushori kroat iu bashkua skuadrës (së bashku me Santiago Gimenez) për herë të parë, pasi i përfundoi pushimet më vonë se shokët e tij të ekipit për shkak se luajti në Kupën e Botës për Klube me Real Madridin.

Fituesi i Topit të Artë i është nënshtruar testeve fizike në përgatitje për rikthimin e tij në skuadër. Massimiliano Allegri mund t’i japë atij disa minuta kundër Leeds të shtunën ose kundër Chelsea të dielën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme