Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbytet një lagje në Murqinë të Fushë Krujës

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna gjatë orëve të natës, lumi Ishëm në fshatin Murqinë të Fushë Krujë ka dalë nga shtrati.
Për shkak të prurjeve të larta, dhjetëra hektarë tokë bujqësore ndodhen aktualisht nën ujë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës. Situata paraqitet problematike edhe për banorët, pasi një lagje është izoluar si pasojë e përmbytjeve.
Rruga që lidh këtë zonë me pjesën tjetër është e kalueshme vetëm me mjete të larta, ndërsa autoritetet lokale po monitorojnë nga afër situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




