Lushnjë- Shkumbini del nga shtrati në Thanasaj, 30 shtëpi dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Aktualitet | 10 muaj më parë

Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në fshatin Thanasaj, duke shkaktuar përmbytje në rreth 30 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore. Banorët janë gjetur të papërgatitur për situatën, ndërsa uji ka shkaktuar dëme në bagëti, shpendë dhe prodhime bujqësore që ishin gati për treg.

Një prej banorëve tha se dëmi është i madh dhe i pakthyeshëm.

“Shkumbini më ka bërë dëm 2 hektarë e gjysmë lakra. Ka përfunduar çdo gjë. Nuk kemi çfarë të bëjmë, çfarë të shes në treg? Vlera e dëmit shkon te 15 milionë lekë, jam me minus tani, lekët që pata i investova të gjitha te toka. Situata është shumë keq”, tha ai.

Një tjetër banor tregoi se përmbytja i ka marrë shpendët:

“Pulat na ikën, na i mori uji, lopa shpëtoi”, deklaroi banori.

Ndërsa një banore shprehu shqetësimin për rritjen e nivelit të ujit:

“Ku të shkojmë që të largohemi nga shtëpia? Jemi 3 veta, burri, djali dhe unë. Niveli i ujit po shtohet”, u shpreh ajo.

Autoritetet lokale janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtjen e banorëve dhe pronës së tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme