Luksemburg, nis konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE, Rama kryeson delegacionin shqiptar

Ka nisur pasditen e së hënës në Luksemburg konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE, ku Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Evropian fokusuar te “Tregu i Brendshëm”.
Kryeministri Edi Rama, po kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i cili përbëhet nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.
Në nisje të koferencës Kryeministri Rama do të mbajë fjalën e hapjes, në emër të Shqipërisë, ndërsa në emër të BE-së, deklarata do të bëhet nga Radosłaë Sikorski, ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE.
Në përfundim të punimeve të konferencës, Kryeministri Edi Rama, ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosłaë Sikorski dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos do të zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Çfarë përmban grupkapitulli i II-të I negociatave?
Grupkapitulli i II-të I negociatave përmban: Kapitulli 1 (Lëvizja e lirë e mallrave);
Kapitulli 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve);
Kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime);
Kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit);
Kapitulli 5 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare), Kapitulli 6 (E drejta e pronësisë intelektuale);
Kapitulli 8 (Politika e konkurrencës);
Kapitulli 9 (Shërbimet Financiare;
Kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



