Lyerja e vezëve të Pashkës, ngjyra e kuqe simbolizon gjakun dhe sakrificat e Krishtit

Sociale | 7 muaj më parë

Çdo ditë e Javës së Madhe të Pashkëve, prej ditës së hënë deri në mesnatën e së shtunës që ngjallet Krishti, ka simbolikën e saj. Simbolikat fetare shpesh shoqërohen me ritet e traditës në fshatrat e Bashkisë së Finiqit.

Sot, të Enjten e Madhe, lyejmë vezët e kuqe të Pashkës. Për çdo pjesëtar të Familjes dhe për disa persona të afërt, si dhe një vezë për shtëpinë. Këtë të fundit e mbajmë, e ruajmë, deri në Pashkët e vitit të ardhshëm.

Me grupin tonë të xhirimit asistuam në ritin e lyerjes së vezëve , në banesën e një çifti pensionistësh arsimtarë në fshatin Krane të Bashkisë së Finiqit.

Foti dhe Marigo Kaishi, na shpjegojnë se ngjyra e kuqe simbolizon gjakun dhe sakrificën e Krishtit, ndërsa veza, varrin hermetik të Krishtit, jetën e mbyllur dhe të përgjumur.

Në periudhën e para vitit 1967, vezët i ngjyenin ose i lyenin me lëvozhgat e qepëve të kuqe, ndërsa sot përdoret boja industriale. Për një sasi vezësh 25-30 kokrra , duhen 6 gota ujë të vakët, një e gjysmë filxhan uthull cilësore, si dhe një pecetë të lyer me vaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme