Macron: Të veprojmë sëbashku për të luftuar të gjitha kërcënimet që vijën nga jashtë

Politikë | 1 vit më parë

Për më shumë bashkërendim ka bërë thirrje presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në fjalën e tij në seancën e parë plenare të Samitit të gjashtë të Komunitetit Europian. Presidenti francez tha se kontinenti europian rrezikohet nga kërcënime që vijnë nga jashtë, të cilat mund t’i luftojë nëse bëhen shtetet bëhen bashkë. Ai theksoi se duhet një bashkëpunim edhe në luftën kundër trafikimit, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

“Europa ka shumë më rëndësi sot sa i takon sigurisë sonë. Do të doja të ndërtonim një koalicion shtetesh, organizatash ndërkombëtare për të luftuar trafikun edhe në porte e lumenj, pastrimin e parave dhe korrupsionin dhe për të forcuar programet e parandalimit. I gjithë ky trafikim është i ndërlidhur, ndaj na duhet bashkëpunim konkret për këto çështje. Pika e tretë kemi të bëjmë me sigurinë tonë demokratike. Mund ta kuptojmë nga zgjedhjet, të fundit Rumania dhe Moldavia, ka kërcënime që po minojnë demokracitë tona, ka ndërhyrje të huaja konstante dhe këto po minojnë demokracitë tona. Ne kemi nisur një nismë dhe kemi vendosur pikë kontakti për të rritur bashkëpunimin tonë, por duhet të bëjmë më shumë që të mbrojmë infrastrukturën kritike nga sulmet kibernetike”, tha Macron.

Presidenti francez theksoi se po ashtu Europa duhet të bashkohet edhe për sigurinë ekonomike. Ai theksoi se kontinenti i vjetër ka një treg prej 700 milionë konsumatorësh, që do të përballonte edhe konkurrencën nga Kina. Ai kërkoi heqjen e barrierave tregtare.

“Na duhet të rrisim bashkëpunimin duke hequr barrierat tregtare. Duhet të sigurohemi që kjo Europë e gjerë të jetë më e bashkuar ekonomikisht dhe nga pikëpamja tregtare. Kjo është edhe pjesë e diskutimeve mes BE dhe Britanisë së Bashkuar. Duhet bërë më shumë edhe për integrimin rajonal. Ne do të bashkrendohemi për të luftuar të gjitha kërcënimet që vijën nga jashtë. Do të jemi më të fortë po të rrimë së bashku, 700 mln konsumatorë. Do të jemi më të aftë për të përballuar konkurrencën nga Kina. Unë sugjeroj të bashkërendojmë punë tonë edhe për çështje ekonomike. Jemi në një pikë në kohë ku duhet që t’i dalim zot situatës. Rreziku për Europën është i pranishëm dhe KPE na ndihmon që të shtrihemi nga pikëpamja ushtarake dhe na lejon të bashkërendojmë disa nisma konkrete. Është koha që të ngrihet një sekretariat që të mund të bashkërendojë këto aktivitete dhe që ndoshta të përfshirë praninë e Këshillit Europian”, u shpreh ai.

Për luftën në Ukrainë, Macron theksoi edhe njëherë mbështetjen e Europës për Kievin. Ai theksoi se Rusia nuk do arritjen një armëpushimi dhe se duhet këmbëngulje për arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

“Mbledhja me të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive që përfaqësojnë këto vende, kjo na jep shansin e një kontinenti më të gjerë, të përballemi me sfida e ta bëjmë këtë sëbashku, në unitet. Lufta e agresionit rus në Ukrainë dhe Volodymyr e di sesa jemi në krah të tij. Kemi krijuar Koalicionin e të Vullnetshmëve dhe është shumë e rëndësishme të mbështet armëpushimi dhe orët e fundit Rusia nuk e do këtë armëpushim. Nuk do të ketë armëpushim spontan, Rusia duhet t’i kthehet bisedimeve që u mbajtën në 2022. Duhet të këmbëngulim që të sigurojmë një paqe të qëndrueshme. Kush thotë që kur vjen fjala për sovranitet territorial ju bërtisni se është kërcënim për jetën dhe ju jeni të heshtur kundrejt katastrofave humanitare. Për të qenë të besueshëm duhet të kemi një reagim të përbashkët. Duhet të veprojmë sëbashku”, tha presidenti francez.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme