Mads Pedersen, “tris” në Giro d’Italia

Sport | 1 vit më parë

Mads Pedersen, mbajtësi i fanellës rozë dhe kryesoesi i renditjes së përgjithshme në Giro d’Italia 2025, ka bërë fitoren e tretë. Danezi pas Tiranës dhe Vlorës ka triumfuar në sprint dhe në etapën e pestë, e cila ishte me itinerarin Çelje Mesapika – Matera, e gjatë 144 kilometra. Pedersen forcon pozicionin e tij në renditje dhe mbajtjen e fanellës rozë, ndërsa në finish ka djegur Zambaninin dhe Pidkok.

Tashmë ka 17 sekonda avantazh nga Rogliç. Bëhej fjalë për një etapë kryesisht fushore. Më pas, për rreth 35 kilometra, një ngjitje në Çmimin e Madh të Malit në Kategorinë e katërt në Monteskaljozo. Një zbritje e shkurtër dhe një ngjitje e fortë deri në Matera me 3 kilometra të karakterizuara nga një pjerrësi prej 10 përqind.

Një shkëputje e tre çiklistëve Epis, Milezi dhe Bais. Epis bie dhe nuk reziston gjatë dhe mbesin vetëm Milezi e Bais, të cilët janë kapur nga grupi i madh 13 kilometra nga finishi. Pas së cilës ka fituar Pedersen me kohën 3h27’12”. Etapa e gjashtë Potenca – Napoli e gjatw 226 kilometra.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme