Majkëll Xhordan dhe refuzimi i Madonës: faji i Skoti Pipen

Johnny Bach, ish -ndihmës trajneri i Bulls në vitet ’90, kohët e fundit foli për atë ekip fantastik nga Çikago (një nga më të mirët në histori) duke zbuluar gjithashtu anekdota të veçanta që lidhen me Scottie Pippen, Madonna dhe Michael Jordan. Këngëtarja e njohur, në fakt, kishte një lidhje të shkurtër me Pippen dhe kjo lidhje i kishte shkaktuar xhelozi të madhe Jordanit.
Siç thotë Bach: “Michael u përpoq të joshë yllin e popit, por ajo e refuzoi atë për të qenë me mikun e tij. Pippen kishte mijëra vajza që e prisnin kudo që shkonim. Madonna, çdo herë që shkonim në Los Angeles, madje shkonte ta merrte atë në një limuzinë. Michael i tha asaj se mund ta kënaqte më mirë se Pippen por Madonna u përgjigj: “Nuk ka asnjë shans”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




