Manastirliu në Qendrën Burimore të nxënësve që nuk dëgjojnë: Për herë të parë do të japin provimin e maturës me një test të përshtatur me kurrikulën

Sociale | 1 vit më parë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte të shtunën në Qendrën Burimore të nxënësve që nuk dëgjojnë, ku për herë të parë është hapur laboratori i artit të poçerisë dhe qeramikës. Ajo takoi nga afër fëmijët me nevoja të veçanta që zhvillojnë talentin e tyre.

Ministrja Manastirliu e cilësoi këtë eksperiencë “një përvojë e veçantë, me nxënës specialë”.

Manastirliu tha se këta të rinj plot vullnet, këmbëngulje dhe guxim, për herë të parë do të japin provimin e maturës me një test të përshtatur me kurrikulën dhe të përgatitur posaçërisht për ta, duke i hapur rrugë aspiratave për të ndjekur më tej ëndrrat e tyre.

Në këtë laborator arti të ri, nxënësit mësojnë të modelojnë baltën në forma të ndryshme, të udhëhequr nga mësuesit që me durim dhe dashuri i ndihmojnë të zbulojnë talentet dhe të tregojnë aftësitë e tyre përmes artit.

“Një përvojë e veçantë, me nxënës specialë në Laboratorin e Artit të Poçerisë dhe Qeramikës në Qendrën Burimore të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë. Këta të rinj plot vullnet, këmbëngulje dhe guxim, për herë të parë do të japin provimin e maturës me një test të përshtatur me kurrikulën dhe të përgatitur posaçërisht për ta, duke i hapur rrugë aspiratave për të ndjekur më tej ëndrrat e tyre”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale, duke e shoqëruar postimin e saj edhe me disa fotografi.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme