Manchester United, fitore me përmbysje. Aston Villa barazon

Dy gola nga Marcus Rashford dhe një nga Anthony Martial e çuan Manchester United në vendin e gjashtë në tabelë, pesë pikë larg majës me një lojë në dorë. Sheffield Utd, ndërkohë, mbeten në vendin e fundit në klasifikim me vetëm një pikë të fituar në 13 ndeshje të luajtura. Gjithsesi, vendasit e nisën mirë këtë sfidë, duke sulmuar dhe duke kaluar në avantazh me anë të David McGoldrick. Por gradualisht United u zgjua me dy gola, të shënuar nga Rashford dhe Martial në 26’ dhe 34’, që sollën dhe kontrollin e lojës.
Sheffield u përpoq të japë më të mirën në pjesën e dytë, por formacioni i Solskjaer u tregua i kujdesshëm, duke shënuar edhe një tjetër gol me anë të Rashford 51’. Por minutat e fundit ishin rraskapitëse për United, që pësoi gol nga McGoldrick 87’ dhe rrezikoi shumë. Gjithsesi, në fund arritën të marrin në shtëpi tri pikët.
Aston Villa nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 përballë Burnley. Një rezulat që rri ngushtë në Villa Park, me vendasit që pretendonin tri pikët dhe me miqtë që mbrojtën me fanatizëm portën. Një bllok mbrojtës kompakt ndaj futbollit të rrjedhshëm, të bazuar në zotërim. Loja përbëhej nga raste të shumta për ekipin vendas, me një mundësi të çuditshme për të hequr fajin për vizitorët, por asnjëra palë nuk mund ta merrte atë prekje jetike për të dërguar në shtëpi tre pikët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




