Maradona i krijuar me inteligjencë artificiale në një reklamë bastesh, plas debati në Argjentinë

Botërori 2026 | 5 muaj më parë

Reklama e një platforme bastesh online, që përdor imazhin dhe zërin e Diego Armando Maradonës, të krijuar me inteligjencë artificiale, ka ndezur një debat të fortë në Argjentinë gjatë Botërorit 2026.

Spoti i transmetuar vazhdimisht gjatë pauzave të ndeshjeve, tregon ish-kapitenin e Argjentinës me pamjen e Kupës së Botës në Meksikë 1986. Ai jep një mesazh që lidhet me bastet sportive.

Kjo reklamë është kritikuar fuqishëm në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë kontestuar gjuhën e vënë në gojën e kampionit të madh që u nda nga jeta në 2020-ën.

Reklama konsiderohet e papërshtatshme për ta lidhur imazhin e Maradonës me lojërat e fatit. Kjo ngjarje ka rindezur po ashtu edhe debatin në lidhje me limitet etike të përdorimit të inteligjncës artificiale, duke riprodhuar zëra të personazheve që tashmë janë ndarë nga jeta.

Avokati Fernando Burlando ka pohuar se iniciativa është autorizuar nga familjarët e Maradonës, edhe pse jo të gjithë fëmijët ishin dakord me vendimin. Sipas shtypit lokal, kompania ka paguar rreth 100.000 dollarë për të drejtën e përdorimit të imazhit të ish-yllit argjentinas.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme