Maratona e Londrës, triumfojnë atletët afrikanë

Është zhvilluar në Londër edicioni nr.40 i maratonës së Londrës, një nga garat më të famshme në botë. Ky event duhej të ishte zhvilluar në prill, por u shty nga organizatorët për shkak të pandemisë Covid-19.
Kjo maratonë u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që edhe numri i pjesëmarrësve ishtë më i vogël këtë vit. Munguan edhe spektatorët, që nuk u lejuan të shumtë në numër.
Për meshkuj, kjo maratonë u fitua nga etiopiani Tola Shura Kitata, që dha kohën 2h05’41”. Një emër surprizë, që fitoi falë një sprinti më të fuqishëm në metrat e fundit, duke lënë pas kenianin Vincent Kipchumba (i dyti), me vetëm 1 sekondë më shumë.
Zhgënjeu rekordmeni i botës Eliud Kipchoge, që u rendit i teti me 1 minutë më shumë. Ai humbi terren në 5km e fundit të garës.
Për femra, maratona e Londrës u fitua nga atletja keniane Brigid Kosgei, e cila mban edhe rekordin e botës në këtë disiplinë. Atletja 26-vjeçare dha kohën 2h18’58”, duke lënë pas amerikanen Sara Hall (e dyta) dhe kenianen tjetër Ruth Chepngetich (e treta).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




