Marc-André ter Stegen stërvitet i vetëm për të dytën ditë radhazi

Mes Barcelonës dhe Marc-André ter Stegen situata është e tendosur pasi siç dihet klubi spanjoll i ka kërkuar portierit gjerman që të largohet në këtë merkato vere.
Siç dihet Barcelona është në kërkim të fondeve për të regjistruar lojtarët e rinj dhe shifra e kursyer duke larguar Marc-André ter Stegen është e rëndësishme për arritjen e këtij objektivi.
Sipas medieve spanjolle si dje edhe sot portieri gjerman është parë duke u stërvitur i vetëm dhe jo me pjesën tjetër të grupit. Versioni zyrtar i skuadrës është se ai kishte shqetësime muskulore ndërsa për ekspertët e merkatos ky është një sinjal i qartë që po i jep klubi lojtarit për t’i treguar se nuk ka më të ardhme në Katalonjë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




