Mareska paralajmëron Liverpulin dhe zbulon se në “Stamford Bridge” do të ndërojnë kampionët e rinj të Premier Ligës

Angli | 2 vite më parë

Për gati gjysmë sezoni Çelsi i Enco Mareskës ishte rivali krysor i Liverpulit, por ritmi i skuadrës së Slot ishte i pamundur për tu mbajtur për një seon të tërë.

Italiani premton se në sezonin e ardhshëm Çelsi i tij do të përmirësohet edhe më shumë për të rivalizuar deri në fund për titullin kampion. “Këtë vit kemi hedhur baza të forta sa i përket të ardhmes. Mendoj se vitin që vjen do të jemi gati të rivalizojmë për titull deri në javën e fundit”, tha italiani.  

Në vigjilje të takimit mes Çelsit dhe kampionëve të rinj të Anglisë, Mareska zbuloi se ekipi i tij do të nderojë lojtarët e Liverpulit duke u dhënë atë që njihet si parakalimi i nderit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme