Marinsat zbresin në rrugët e Los Anxhelosit, urdhër për ndalim të protestuesve

Botë | 1 vit më parë

Ushtarët e vendosur në Los Angeles do të kenë mundësinë të ndalojnë përkohësisht qytetarët derisa të mbërrijnë oficerët e zbatimit të ligjit dhe t’i arrestojnë ata, tha sot një zyrtar i lartë ushtarak.

Cnn shkruan se, Gjeneral Major Scott Sherman, zëvendëskomandant në Gardën Kombëtare të SHBA, konfirmoi se trupat e marinsave nuk janë vendosur ende në rrugët e Los Angeles, por pritet të jenë aty “së shpejti”, si pjesë e një operacioni për menaxhimin e trazirave civile.

Sherman, i cili po udhëheq vendosjen e 4,700 trupave, tha se pjesëtarëve të Gardës Kombëtare do t’u lejohet të ndalojnë përkohësisht individë deri në mbërritjen e forcave të rendit, por nuk do të kryejnë arrestime.

Ata nuk kryejnë asnjë arrestim,” sqaroi ai për gazetarët. “Janë aty vetëm për të ndaluar dhe për të pritur që policia të vijë dhe të marrë kontrollin mbi situatën.”

Sipas tij, 700 marinsa që janë pjesë e këtij operacioni nuk do të jenë të pranishëm në rrugë gjatë ditës së sotme, pasi po ndjekin trajnime të posaçme për përballimin e trazirave civile. Gjatë vendosjes së tyre, ata nuk do të mbajnë municion të vërtetë në armët që do të kenë me vete.

Autoritetet amerikane po marrin masa parandaluese pas tensioneve të fundit në qytet, duke u përpjekur të sigurojnë rendin publik pa përshkallëzim të situatës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme