Marrëveshja e paqes Izrael-Hamas, Berisha: Historike, dënoj mosreagimin e qeverisë

Kryedemokrati Sali Berisha ka përshëndetur marrëveshjen e paqes të arritur nën ndërmjetësimin e SHBA mes Izraelit dhe Hamasit. Ngjarje historike, e konsideron kryedemokrati fazën e parë të kësaj marrëveshje, ndërsa dënon mosreagimin sipas tij të qeverisë shqiptare.
“Kur në parlament Tritan Shehu u ngrit përshëndeti përgjigja e Ballës ishte prit se presidenti nuk ka shkuar në Jerusalem akoma. Këta heshtin në një akt jashtëzakonisht domethënës dhe absurd.
As pëllumbesha nuk thotë një fjalë, as harami i presidencës nuk shkruan një rresht në Tëiter, Rama jo e jo. Kjo flet për një qëndrim të qartë identik me të Teheranit e Koresë së Veriut.
Ndërkohë Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, me lidhje të fota miqsore me Izraelin dhe Palestinën.
Ne s’kemi ndërprerë asnjëherë njohjen e shtetit palestinez. Ky është qëndrim i dënueshëm. Unë dënoj thellësisht qëndrimin që mbajnë ndaj një marrëveshje të cilën e përshëndetën dhe ata që Donald Trump i ka cilësuar kundërshtar në SHBA”, tha ai.
Një javë më parë u arrit marrëveshja e armëpushimit në Gazë, e nënshkruar nga liderët e katër vendeve ndërmjetësuese, SHBA-ja, Egjipti, Katari dhe Turqia. Marrëveshja e arritur javën e kaluar mbulon vetëm një fazë fillestare, e cila përfshin armëpushim, lirimin e pengjeve nga Hamasi e Izraeli dhe demilitarizimin e Hamasit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




