Maryna Romanchuk, pozitive në doping

Atletja ukrainase, fituese e medaljeve botërore në kërcim së gjati dhe trehapësh, Maryna Romanchuk, është pezulluar përkohësisht nga sporti i atletikës pasi rezultoi pozitive me substancën testosteron. Lajmin e bëri të ditur njësia e Integritetit të Atletikës (AIU).
29 vjeçarja Romanchuk, ka fituar medaljen e artë në kampionatin evropian në 2022, në kërcim trehapësh, medalje argjendi në Kampionatin Botëror 2019, në kërcim së gjati dhe kërcim trehapësh në vitin 2023. Ajo është një nga figurat kryesore në atletikën botërore me tre pjesëmarrje në Lojërat Olimpike (2016, 2020 dhe 2024).
Lajmi për pozitivitetin me doping, u publikua përpara debutimit të saj ndërkombëtar sezonal, i planifikuar për të premten në Diamond League në Doha.
Sipas rregullores antidoping, në rast të përdorimit të testosteronit, atletja ukrainase, rrezikon një skualifikim deri në katër vjet, i cili mund të reduktohet në dy ose më pak nëse ajo mund të tregojë se përdorimi i substancës ishte i pavullnetshëm ose për shkak të rrethanave të veçanta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




