Masat për festa – Spitali Rajonal i Shkodrës në gatishmëri, 3 autoambulanca në sheshe

Sociale | 2 vite më parë

Gjatë ditëve të festave Spitali Rajonal i Shkodrës ka marrë masat për rastet dhe urgjencat duke garantuar shërbim 24 orë. Nëndrejtori i këtij institucioni Egir Lezha thotë se ekipi i bluzave të bardha do të jetë në gjendje gatishmërie, ndërsa në sheshet kryesore të qytetit do të vendosen tre autoambulanca.

“Ju bëjmë me dije se janë marrë të gjitha masat për festat dhe në vazhdim për gatishmërinë e shërbimit mjekësor. Sigurimi i urgjencës 24 orë do të jetë 3 impostacione”, u shpreh Egir Lezha,  Nëndrejtor i Spitalit Rajonal Shkodër.

Mjeku Egir Lezha ka një apel për qytetarët, të mos abuzojnë me alkoolin, gjithashtu të tregojnë kujdes në përdorimin e lëndëve piroteknike.

“Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm me pijet alkoolike dhe më shpërthimin e fishekzjarrëve”, u shpreh Egir Lezha, Nëndrejtor i Spitalit Rajonal Shkodër.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, masat e përforcuara do të zbatohen nga të gjitha ekipet mjekësore në datat 31 dhjetor, 1, 2, 3 janar 2025, për t’iu përgjigjur të gjitha thirrjeve në rast nevoje nga qytetarët.

Gazetar: M. Rakaj

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme