Mashtrime kibernetike duke imituar Postën Shqiptare, policia apel qytetarëve: Kujdes! Mos klikoni linqe dhe jepni të dhënat personale

Aktualitet | 1 vit më parë

Policia e Shtetit i është drejtuar me një apel qytetarëve lidhur me disa mesazhe mashtruese që qarkullojnë duke imituar faqet zyrtare të Postës Shqiptare dhe subjekteve të tjera. Policia thotë se këto mesazhe përmbajnë lidhje (linqe) të rreme me qëllim marrjen e të dhënave personale si numrat e kartave bankare dhe fjalëkalimet.

Policia thekson se këto tentativa për mashtrim kibernetik synojnë vjedhjen e të dhënave të përdoruesve dhe përfitimin e paautorizuar të informacionit.

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik apelon për kujdes të shtuar:

• Mos klikoni në lidhje (linqe) të dyshimta të dërguara përmes email-it, SMS-ve apo rrjeteve sociale;

• Mos jepni asnjëherë të dhëna personale, numra kartash, PIN apo fjalëkalime në faqe që nuk janë zyrtare;

• Kontrolloni gjithmonë adresën e saktë të faqes përpara se të kryeni çdo veprim online;

• Në rast dyshimi, raportoni menjëherë pranë Policisë së Shtetit ose Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të mbrojtur qytetarët nga veprimtaritë e paligjshme në hapësirën digjitale dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi sigurinë kibernetike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme