Mbappé dhe fyerja brutale e Walker, imazhi i ri skandalizon

Në prag të çerekfinales mes Francës dhe Anglisë, Kyle Walker, mbrojtësi i Manchester Cityt, kishte nisur sfidën ndaj Kylian Mbappé: “Ai sigurisht nuk do të gjejë një tapet të shtrirë për të”. Nga fjalët, mbrojtësi anglez kaloi në veprim, duke bërë një ndeshje të kujdesshme dhe duke treguar përqendrim të madh, që nga tuneli që fut lojtarët brenda fushës së lojës.
Pamjet nga kamerat e vendosura në ambjentet e brendshme tregojnë sulmuesin francez që tenton të shtrëngojë dorën me mbrojtësin anglez. Walker, pas një vështrimi të shpejtë dhe të kuptuarit e synimeve të kundërshtarit, u kthye në anën e kundërt, duke refuzuar përshëndetjen e Mbappes. Videoja (e cila përfundon me një të qeshur të turpshme nga sulmuesi i Paris Saint Germain) u bë menjëherë virale në internet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



