Mbështeti skuadrën në shiun e rrëmbyer, Elbasani surprizon tifozin e vogël

Një tifoz i vogël mbi shpatullat e babait në shiun e dendur në “Elbasan Arena” në sfidën Elbasani-Egnatian mori vëmendjen e mediave fundjavën e kaluar. Tifozi i vogël verdheblu, mbështeti skuadrën, pavarësisht kushteve të këqija atmosferike.
Sot klubi verdheblu i ka bërë një surprizë të bukur djalit 8-vjeçar dhe babait të tij. Ata janë ftuar të ndjekin nga afër seancën stërvitore të Elbasanit, ku takuan lojtarët dhe drejtuesit, të cilët i dhuruan një fanellë në shenjë mirënjohje.
“Nën shiun që nuk pushonte, 8-vjeçari Muhamed qëndroi krenar pranë tifozerisë verdheblu në sektorin “Spartak Mazhi”, duke mbështetur pa kushte ekipin ndaj Egnatias.
Klubi dhe djemtë e ekipit e ftuan sot djalin dhe babain të ndjekin seancën stërvitore nga afër gjithashtu duke i dhuruar fanellën në shenjë mirënjohje”, shkruhet në videon e publikuar nga klubi i Elbasanit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




