Mbi 48 milionë të shëruar nga covid-19 në botë

Botë | 6 vite më parë

69 milionë e 369 mijë e 386 persona raportohen të jenë infektuar me virsun COVID-19 në botë

Ndërsa, 48 milionë e 140 mijë e 168 persona vlerësohet të jenë shëruar nga ky virus, raporton Express..

Sipas statistikave botërore, 1 milionë e 578 mijë e 356 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 15 milionë e 822 mijë e 734 të infektuara, nga të cilët 9 milionë e 231 mijë e 811 persona janë shëruar nga ky virus.

Pastaj është India me 9 milionë e 767 mijë e 371 raste, nga të cilët 9 milionë e 253 mijë e 306 janë shëruar.

Në vendin e tretë me numrin më të madh të të infektuarve është Brazili me gjithsej 6 milionë e 730 mijë e 118 raste, nga të cilat 5 milionë e 901 mijë e 511 të shëruar.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 44 mijë e 442 raste nga 156 mijë 982 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Dei tani në vend janë shëruar 31 mijë e 41 persona, kurse numri i rasteve aktive është 12.253.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme