Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, Rama: “Punët e Shqipërisë” dhe integrimi në BE në fokus të takimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi sot mbledhjen e zgjeruar të fundmuajit me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku të pranishëm ishin edhe ministrat e kabinetit qeveritar.
Në këtë takim, të drejtuar nga vetë Rama në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, u diskutua mbi një sërë çështjesh kyçe, përfshirë ecurinë e procesit të komunikimit me organizatat socialiste në kuadër të nismës “Punët e Shqipërisë”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se në fokus të diskutimeve ishin gjithashtu progresi i negociatave për anëtarësimin në Bashkimi Evropian, si dhe organizimi i aktiviteteve në kuadër të “Majit të Bashkimit Evropian” dhe “Majit të Shqipërisë”.
Kryeministri theksoi rëndësinë e bashkërendimit mes qeverisë dhe strukturave politike për të çuar përpara prioritetet strategjike të vendit dhe për të forcuar më tej procesin e integrimit evropian.
“Sot në mbledhjen e anëtarëve të fundmuajit, me grupin parlamentar dhe qeverinë, diskutuam për ecurinë e procesit të komunikimit me organizatat socialiste për “Punët e Shqipërisë”, për ecurinë e anëtarëve të Bashkimit Evropian, për negociatat e anëtarëve të Bashkimit Evropian, për “Majin e Bashkimit Evropian” dhe për “Majin e Shqipërisë” dhe3 ritakimet e Shqipërisë”, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




