Mbrojtja Civile Palestineze: 10 mijë trupa njerëzish të bllokuar nën rrënoja në Gazë

Botë | 2 vite më parë

Mbrojtja Civile në Gazë ka bërë të ditur se rreth 10 mijë persona janë bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Gazë.  “Për muaj të tërë, ne kemi punuar me pajisje të thjeshta, të cilat na e harxhojnë kohën dhe përpjekjen tonë”, tha zëdhënësi Mahmoud Bassal.

Gjithashtu theksohet se Izraeli ka shkatërruar 70 deri në 80% të aftësive të Mbrojtjes Civile.

Mbrojtja Civile dhe mjekët janë reaguesit e parë pas sulmeve ajrore izraelite dhe punojnë në shpëtimin e të mbijetuarve dhe marrjen e trupave kur ata janë në gjendje të arrijnë në vendet e sulmeve.

“Ne kërkojmë që Kombet e Bashkuara dhe grupet humanitare të ndërhyjnë menjëherë për të lejuar hyrjen e pajisjeve të nevojshme të shpëtimit, në mënyrë që të vazhdojmë punën tonë, të nxjerrim të zhdukurit nga nën rrënoja dhe të sigurojmë karburantin e nevojshëm për të operuar automjetet e mbrojtjes civile”, tha Bassal.

40 ditë pas tërheqjes së forcave izraelite nga afërsia e kompleksit mjekësor Al-Shifa, “Mbrojtja Civile dhe stafi mjekësor janë ende duke tërhequr trupat e varrosur nga forcat okupuese izraelite në varre masive”, shtoi Bassal.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza tha të mërkurën se ekipet mjekësore zbuluan një varr të tretë masiv në kompleksin Al-Shifa. Ushtria izraelite ka mohuar çdo përfshirje në varrosje.

Të shtunën, ministria e shëndetësisë e Gazës tha se 28 njerëz u vranë gjatë 24 orëve të fundit dhe të paktën 34,971 njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme