Mbyllet hetimi për fyerje raciste ndaj Vinicius në Barça-Real

Futboll Bota | 2 vite më parë

Një gjykatës spanjoll ka pushuar procedimin penal ndaj dy personave për fyerje të dyshuara raciste ndaj lojtarit të Real Madridit, Vinicius Jr., gjatë ndeshjes së La Ligës mes Barcelonës dhe ‘Merengues’ më 28 tetor 2023. Në këtë rast, dy spektatorë të pranishëm në stadiumin Olimpik Montjuic në Barcelonë, të kapur në video teksa hidhnin ofendime drejt fushës, po hetoheshin për “krimin e supozuar”.

Sipas mediave iberike, ndër arsyet e mbylljes së çështjes është fakti se nuk ishte e mundur të përcaktohej qartë se çfarë kishin thënë dy tifozët e akuzuar.

Gjyqtari i çështjes megjithatë ka urdhëruar që incidenti të shqyrtohet nga Autoriteti Shtetëror Kundër Diskriminimit, i krijuar në vitin 2022. Përfaqësuesit ligjorë të Real Madridit, vetë Vinicius dhe La Liga kanë apeluar vendimin për të anuluar hetimin penal për incidentin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme