Mbyllet mes emocioneve dhe surprizave nata e parë e Festivalit të Pranverës, shpallen 12 finalistët (Emrat)

Kulturë | 5 muaj më parë

Mes emocionesh, nostalgjie dhe energjisë së artistëve, është mbyllur nata e parë e Festivalit të Pranverës, që u rikthye në skenën shqiptare pas 23 vitesh mungesë.

Mbrëmja e zhvilluar në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit bashkoi artistë të rinj, emra të njohur të muzikës shqiptare dhe interpretimin live nga Orkestra Simfonike e RTSH-së dhe bendi i festivalit.

Pas përfundimit të 20 performancave konkurruese, juritë shpallën 12 artistët finalistë që do të rikthehen në skenë për natën finale të festivalit më 7 qershor.

Finalistët e Festivalit të Pranverës janë:

Drina Sheu me “Dashni e vjetër”

Frensi me “Më lër”

Herva Novaku me “Zemër në dy hap”

Algert Sala me “Çelu”

Jet me “Në der do t’i qaj”

Alegra Jaho me “Paqyrë”

Kejsi Jazxhi me “Veten çliro”

Martina Serreqi me “E fortë po edhe vuj”

Vesa Kelmendi me “Mangupi”

Niki Zaimi me “Nuk ndalem”

Voltan Prodani me “Me merr kjo dashuri”

Arsi Bako me “Humb”

Nën prezantimin e Bleona Qeretit dhe aktorit Nik Xhelilaj, festivali riktheu në vëmendje historinë e tij të pasur, të lidhur ngushtë me emrin e themeluesit, kompozitorit Ferdinand Deda dhe këngët që bënë historinë e këtij festivali.

Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte rikthimi në skenë i ikonave të festivalit ndër vite si Ledina Çelo, Bashkim Alibali, Altin Goci, Kamela Islamaj eetj.

Publiku përjetoi edhe një moment të veçantë homazhi për Françesk Radin, ndërsa Luan Zhegut iu dha çmimi “Pranvera e përhershme”.

Me rikthimin e tij pas më shumë se dy dekadash, Festivali i Pranverës ka rikthyer një traditë të rëndësishme të muzikës shqiptare, duke i dhënë hapësirë artistëve të rinj, por edhe duke nderuar emrat dhe këngët që kanë shkruar historinë e tij. Tashmë vëmendja zhvendoset te nata finale, ku njëri prej finalistëve do të ngjitet në krye të këtij edicioni të shumëpritur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme