Mbyllet WhatsApp në Rusi, Kremlini: Nuk zbatonte ligjet vendase
Rusia ka bllokuar Whatsapp për shkak se ky shërbim mesazhesh dhe telefonatash ka dështuar në përputhshmërinë me legjislacionin rus, siç u shpreh Kremlini të enjten.
“Një vendimi i tillë është marrë dhe është zbatuar”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, DmitrPpeskov kur u pyet për vërtetësinë e raportimeve për një lëvizje të tillë, duke shtuar se kompania meta që zotëron Whatsapp mund të rinisë operacionet në vendin e tij nëse përbush kërkesat e ligjeve ruse dhe hyn në dialog, por nëse refuzonte, nuk kishte mundësi për rifillim të këtyre operacioneve.
Kompania lëvizjen ruse e cilësoi një hap pas. “Të përpiqesh të izolosh më shumë se 100 milionë përdorues nga komunikimi i sigurt dhe privat është një hap pas”, nënvizoi Meta në një deklaratë. Agjencia ruse e lajmeve Tass kishte raportuar që në fillim të vitit që Whatsapp pritej të bllokohej plotësisht në vend në 2026-ën.
“Masa kaq të rrepta janë absolutisht të justifikuara, duke qenë se Rusia kompaninë Meta e ka shpallur organizatë ekstremiste”, u shpreh ndërkohë një zyrtar rus për korporatën britanike të transmetimeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




