Më 17 maj finalja e madhe e Eurovision 2025, “Zjerm” mbyll garën muzikore

Një natë magjike pritet më 17 maj, ku 26 shtete do të ngjiten në skenën e Eurovision 2025 për të garuar për trofeun e madh.
Mes tyre, Shqipëria do të ndezë emocionet si kurrë më parë, duke performuar e fundit në renditje, në vendin e 26-të, që është edhe kodi i votimit nga publiku.
Shkodra Elektronike, me këngën “Zjerm”, u kualifikua në finale pas një performancë shpërthyese në gjysmëfinalen e parë në Bazel të Zvicrës.
Me një përzierje unike të ritmeve elektronike dhe motiveve të folklorit shqiptar, “Zjerm” solli një tingull modern, emocional dhe krejtësisht autentik.
Finalja e Eurovision 2025 do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.

Votoni për Shqipërinë – votoni numrin 26!
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin përkatës të këngës shqiptare. Nga territori i Shqipërisë nuk është e mundur të votohet për përfaqësuesen shqiptare. Votimi mund të bëhet përmes telefonit, SMS, ose online me pagesë në faqen zyrtare: esc.vote
Metodat e votimit sipas vendeve
Italia, Lituania, Malta, Luksemburgu, Ukraina, Suedia, Zvicra, Australia etj.: Voto vetëm online në esc.vote.
Mbretëria e Bashkuar, Austria, Kroacia, Spanja, Serbia, Franca, Danimarka etj.: Voto përmes telefonit, SMS-së ose online në esc.vote. (kodin 26)
Renditja e këngëve në natën finale:
- Norvegjia
- Luksemburgu
- Estonia
- Izraeli
- Lituania
- Spanja
- Ukraina
- Britania e Madhe
- Austria
- Islanda
- Letonia
- Holanda
- Finlanda
- Italia
- Polonia
- Gjermania
- Greqia
- Armenia
- Zvicra
- Malta
- Portugalia
- Danimarka
- Suedia
- Franca
- San Marino
- Shqipëria
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




