Me fituesit e Konkursit të Gjuhës Shqipe, “Selim Aliu” në Dibër u rendit e para mes 700 garuesve
Nxënësit e shkollës “Selim Alliu” në Dibër u shpallën fitues të edicionit të tretë të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, me teme “Gjuha Shqipe dhe Komunikimi Qytetar në Epokën Digjitale” një garë mbarëkombëtare që përfshiu rreth 11 mijë nxënës të arsimit 9-vjeçar nga 700 shkolla të vendit.
Grupi fitues i përbërë nga pesë vajza ndau emocionet dhe përjetimet e asaj dite për RTSH Kukësin.
“Ishte një emocion i papërshkrueshëm, ishim shumë të lumtur dhe na u shpërblye e gjithë puna qe kemi bërë gjatë kësaj periudhe”, u shpreh një nga nxënëset.
Në finalen e zhvilluar mes shkollës fituese dhe një asaj nga Elbasani, drejtoresha e shkollës “Selim Alliu” Marsida Vishka tregoi përjetimet emocionale të momentit dhe falënderoi të gjithë nxënësit dhe stafin pedagogjik për përkushtimin dhe kohën që i kushtuan përgatitjeve.
“Vajzat na nderuan. Nxënësit i bën të jenë edhe më të motivuar, të përkushtuar, të studiojnë më tepër”, u shpreh drejtoresha e shkollës “Selim Alliu” Marsida Vishka.
Konkursi i gjuhës shqipe synon të kthehet në një traditë të përvitshme. Edicioni i 3 ishte një sukses i madh për nxënësit e Dibrës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




