Më pak mjaltë këtë vit, bletërritësi tregon shkaqet që ndikuan në uljen e prodhimit
Kjo periudhë është koha e vjeljes së mjaltit, produkt i punës njëvjeçare të bletëve. Megjithatë, këtë sezon prodhimi ka qenë më i ulët krahasuar me vitet e kaluara. Bletërritësi Kadri Bulica, me mbi 40 vite përvojë në këtë profesion, tregon faktorët që ndikuan në rënien e prodhimit.
“Gjatë qershorit kishte shumë shira dhe temperaturat natën ishin shumë të ftohta, të cilët ndikuan negativisht në prodhimin e nektarit nga lulet. Prodhimi i mjaltit këtë vit ka qenë i dobët. Por diçka mund të them unë që familjet e bletëve janë të shëndosh dhe të fuqishme”, tha ai.
Bulica i ka të shpërndara kosheret në disa zona të ndryshme, ndërsa vetëm në fshatin Kolesjan numëron rreth 200 koshere. Sipas tij, këtë vit kushtet nuk kanë qenë të favorshme.
“Këtu janë rreth 200 e ca familje bletësh. Konkretisht unë kam rreth 500 më pak bletë bëhen, sepse kam edhe tre parqe tjera të cilat kanë nga 110 nga 150”, u shpreh Bulica.
Ai thotë se subvencionet janë një mbështetje e rëndësishme për bletërritësit. Sipas tij, këtë vit subvencioni është rritur nga 1 mijë lekë në 2 mijë lekë për koshere, çka do t’i ndihmojë në përballimin e shpenzimeve për mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj bletëve.
“Ne kemi marr deri tani nga 1.000 lekë të reja për familje bletësh deri në 150 koshere. Tani na është premtuar nga qeveria që do marrim 2000 mijë lekë të reja për familje bletësh. Ja vlen sepse një pjesë të shpenzimeve kryesore i siguron”, tha Bulica.
Edhe pse ky sezon ka qenë i dobët për prodhimin e mjaltit, bletërritësit mbeten optimistë dhe shpresojnë që vitet e ardhshme kushtet të jenë më të favorshme, duke sjellë një prodhim më të lartë dhe cilësor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




