“Më pickoi një insekt dhe më paralizoi qafën”, njihuni me historinë e shqiptares që ka vizituar 71 vende të botës

Aktualitet | 2 vite më parë

E apasionuar pas udhëtimeve, Elsa Doka ka vizituar deri më tani 71 vende të botës, duke u njohur me kultura të ndryshme dhe shijuar bukuritë natyrore të tyre.

Në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSH, Elsa Doka i vlerëson udhëtimet si pasurinë më të madhe që ka, por jo gjithçka ka qenë pas sfida. Një prej tyre ishte edhe në Vietnam, ku e kishte pickuar një insekt mjaft i rrezikshëm për jetën.

“Në Vietnam kalova një vështirësi të madhe por me një ekip të mirë mjekësh në Itali e kalova. Pas 4 ditësh kuptova që më kishte pickuar një insekt dhe që ishte shumë i rrezikshëm i jetës. E kuptova pas 4 ditësh pasi mu paralizuar pjesa e qafës dhe iu drejtova spitalit. Me kura të forta për 10 ditë e kalova”, tha ajo.

Se cili është vendi që ajo ka pëlqyer më shumë gjatë udhëtimeve, Elsa Doka ka renditur 3 të preferuarat.

“Nga 71 vendet që kam vizituar, nuk mund të zgjedh vetëm një pasi secili nga këto shtete të dhuron diçka. Megjithatë në vendin e parë do vija Jordaninë, pastaj Filipinet për natyrën dhe plazhet që ka dhe Kaliforninë në SHBA me parqet natyrore që janë spektakël ngjyrash”, u shpreh Doka.

Aktualisht Elsa Doka ka mbi një muaj në Indonezi, ku synon të njohë edhe më mirë kulturën e saj.

“Indonezia ka mbi 17 mijë ishuj dhe deri tani kam vizituar vetëm 7 dhe kam një muaj që jam këtu. Për të parë gjithçka nuk të del një jetë, por për të filluar dhe të kuptosh kulturën e një vendi duhet të qëndrosh të paktën 2-3 javë. Indonezia ka të paktën 500 grupe etnike të ndryshme ku në çdo vend që shkon ke një kulturë të ndryshme”, tha ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme