Meçe: Pezullimi i ministrit nuk mund të bëhet pa miratimin e Parlamentit

Në emisionin “3D” të Alban Dudushit, në RTSH 1 HD, ndërsa u trajtua çështja e pezullimit nga GJKKO e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, polemisti Arben Meçe deklaroi se pezullimi nga detyra i një ministri nuk mund të ndërmerret pa miratimin e Parlamentit.
Sipas Meçes, imuniteti i ministrit është i barabartë me atë të deputetit.
“Bëhet arrestim në kushtet e flagrancës, kërkohet përjashtim, por me lejen e Parlamentit. Përjashtimi, pra pezullimi, do të thotë ta përjashtosh nga puna sepse kështu dua unë. Nuk ta lejon Kushtetuta sepse e gjithë kjo përkalon Kushtetutën. Shoh një dispozitë që është taksative, nuk ka nevojë të diskutohet ajo që është se imuniteti i ministrit është i barabartë me imunitein e deputetit. Përjashtimi nga puna nuk futet sepse nuk mund të bëhet pa lejen e Parlamentit, dhe deputetin nuk e nxjerr në rrugë duke thënë se unë si gjykatë të jap urdhër të largohesh, pa lejen e Parlamentit. Janë masa sigurie që merren gjithmonë. Ka një Kushtetutë që e pengon atë për pezullim nga detyra”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




