Media angleze jehonë turizmit, Rama: Me aeroportin e Vlorës britanikët do vijnë direkt në jug

Kryeministri Edi Rama u ka bërë jehonë mediave britanike të cilat shkruajnë mbi turizmin shqiptar duke e përqendruar vëmendjen tek aeroporti i ri i Vlorës si një arsye më shumë që vizitorët britanikë udhëtojnë direkt drejt jugut dhe plazheve të rivierës shqiptare.
Ai shkon se Shqipëria mirëpriti vitin e kaluar 240 mijë anglezë ndërsa shton se më shumë do jenë këtë vit.
“Pas “The Guardian” është radha e tabloidit britanik 🇬🇧 “Express” që t’i kushtojë një reportazh turizmit të Shqipërisë me vëmendjen tek aeroporti i ri i Vlorës si një arsye më shumë që vizitorët britanikë të udhëtojnë direkt drejt jugut dhe plazheve të rivierës sonë ✈️🌅🏖️🐚
Rreth 240 mijë vizitorë anglezë mirëpritëm në vitin 2023, dhe e sigurt që më të shumtë do të jenë 🇬🇧✈️🇦🇱”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin e tij social në Facebook.
Shkrimi i plotë i medias britanike “Express”:
Shqipëria ka mbetur prej vitesh një nga vendet më sekrete të Gadishullit Ballkanik ku shumë turistë e shpërfillin atë për destinacionin e tyre të pushimeve, duke zgjedhur Kroacinë.
Por, vitet e fundit, Riviera Shqiptare ka përjetuar një rritje të turistëve – përfshirë britanikët – të cilët kanë zbuluar se ujërat e saj të kristalta, plazhet me rërë dhe peizazhet e bukura mund të përjetohen me çmime shumë të lira.
Dhe ky destinacion së shpejti mund të mirëpresë shumë pushues të tjerë pasi po përgatitet të lançojë aeroportin e tretë ndërkombëtar, i cili do t’i shërbejë një prej qyteteve më të bukura të Rivierës Shqiptare.
Ky qytet, Vlora, është bërë veçanërisht i popullarizuar për turistët falë vijës bregdetare shkëmbore, plazheve të bukura, ushqimit të jashtëzakonshëm të ndikuar nga kuzhina italiane dhe historisë së pasur.
Krijimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës me siguri do të jetë një arsye tjetër për turistët për të udhëtuar drejt kësaj riviere, pasi do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga qendra ajrore në bregdet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




