Mediat ndërkombëtare: Udhëheqës të lartë të Hamasit, përfshirë Khalil al-Hayya, vriten në Doha

Botë | 1 vit më parë

Mediat ndërkombëtare raportojnë se një sulm ka vrarë disa nga udhëheqësit e lartë të Hamasit në Doha, Katar, përfshirë Khalil al-Hayya, i cili përshkruhet si kryenegociator dhe ish-zëvendës i Yahya Sinwar. Televizioni saudit “al Arabiya” dhe burime të tjera palestineze dhe izraelite konfirmuan ngjarjen, duke theksuar se Izraeli synon zyrtarët më të lartë të organizatës.

Sipas raportimeve, në ndërtesën e shënjestruar në kryeqytetin e Katarit ishin të pranishëm edhe udhëheqës të tjerë të Hamasit, mes tyre Khaled Meshaal, Muhammad Darwish, Razi Hamad, Izzat al-Rishq, Zaher Jabarin dhe Nizar Awdallah. Shpërthimi ndodhi në selinë e organizatës atje.

Një burim nga Hamasi, duke folur për Al Jazeera, tha se udhëheqësit e grupit u shënjestruan ndërsa po diskutohej propozimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për një armëpushim në Gaza. Ky detaj shtoi një dimension të ri zhvillimeve, duke lënë të kuptohet një lidhje me përpjekjet diplomatike në vijim.

Në këtë kontekst, mediat izraelite, duke cituar burime të Channel 12, raportojnë se “Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka dhënë dritën jeshile sulmit izraelit në Katar”.

Katarit, i cili ka luajtur një rol ndërmjetësues, e ka dënuar ashpër sulmin. Qeveria e Katarit e quajti atë “frikacak” dhe një “shkelje flagrante të të gjithë ligjit ndërkombëtar”, sipas një deklarate të transmetuar nga Al Jazeera TV. Vendit ka nisur një hetim të nivelit të lartë për ngjarjen.

Një zyrtar i lartë izraelit konfirmoi për Channel 12 se ishte kryer një operacion vrasjeje i synuar kundër figurave të larta të Hamasit në tokën e Katarit. Menjëherë pas shpërthimeve, Forcat Ajrore Izraelite (IDF) dhe agjencia e inteligjencës Shin Bet njoftuan se kishin “në shënjestër drejtuesit e lartë të organizatës terroriste Hamas”.

Këto zhvillime vijnë në një moment delikat të konfliktit, duke ngritur pikëpyetje të mëtejshme mbi dinamikën rajonale dhe ndërkombëtare.

Zyra e Netanyahut: Sulmi ndaj Hamasit në Doha ishte një “operacion tërësisht i pavarur izraelit”

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka marrë përgjegjësinë e plotë për sulmin e kryer në Doha, duke sugjeruar se Izraeli veproi i vetëm.

“Veprimi i sotëm kundër krerëve kryesorë terroristë të Hamasit ishte një operacion tërësisht i pavarur izraelit,” thuhet në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale nga zyra e Netanyahut. “Izraeli e nisi, e drejtoi dhe merr përgjegjësi të plotë.”

Megjithatë, as ushtria izraelite dhe as vetë Netanyahu nuk e kanë përmendur në mënyrë të qartë vendndodhjen e sulmit, megjithëse raportet paraprake e vendosin atë në kryeqytetin e Katarit.

Ambasada amerikane në Katar lëshon urdhër për strehim të qytetarëve amerikanë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Katar ka lëshuar një urdhër për strehim në vend për të gjitha objektet e saj, duke u kërkuar qytetarëve amerikanë të qëndrojnë në vend pas raportimeve për sulme me raketa në Doha.

Në një postim në platformën X, ambasada njoftoi masën, duke theksuar se ka marrë njoftime për sulme me raketa në kryeqytetin katarian. “Ambasada e SHBA-së ka vendosur një urdhër për strehim në vend për objektet e saj. Qytetarëve amerikanë u këshillohet të qëndrojnë në vend,” thuhet në deklaratë.

Ky njoftim vjen në një kohë tensionesh të shtuara, me raporte që sugjerojnë shënjestrimin e zyrtarëve të lartë të Hamasit në Doha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme