Mediat spanjolle: Jemi jashtë, cfarë fatkeqësie

Të gjitha faqet e para të gazetave spanjolle janë mbushur me tituj mbi eliminimin e kombëtares së Luis Enrique nga Botërori i Katarit, nga Maroku me penallti. “Kupa e Botës është shumë e madhe për ne”, shkruan “Marca”, e cila citon më pas fjalët e trajnerit Luis Enrique: “U eliminuam në një turne në të cilin shkuam nga gjithçka në asgjë”. E ardhmja e trajnerit është një pikëpyetje, ndërsa kapiteni Sergio Busquets pritet të largohet nga ‘Roja’.
‘As’ publikon një foto në faqe të plotë të Luis Enrique me duart në flokë dhe titullin “Ka kaluar”, si dhe i referohet përleshjeve të dhunshme që ndodhën në kryeqytetin spanjoll në Puerta del Sol midis tifozëve maroken që donin të festojnë fitoren dhe ultrasve të dy skuadrave madrilene, që detyruan forcat e rendit të ndërhyjnë.
E njëjta gazetë, duke u rikthyer në ndeshjen e fazës së 16-shes, nënvizoi se kishte “shumë posedim topi, por zero gola për Spanjën, e cila në sekuencën e penalltive humbi tre goditjet e para nga pika e bardhë”. Sipas ‘Mundo Deportivo’ ishte “Një humbje Botërore”, por tani “një duzinë lojtarësh të kombëtares do të qëndrojnë në Katar për të kaluar disa ditë pushimi me familjet e tyre dhe me pas do të kthehen vetë”.
“Çfarë rrëmuje!”, është titulli i gazetës tjetër të Barcelonës, ‘Sport’, e cila gjithashtu merr temën e së ardhmes së Luis Enrique. Titulli i ‘El Pais’ ishte i mprehtë: “Spanja nuk di çfarë të bëjë me topin dhe eliminohet me penallti nga Maroku”. Fraza e Luis Enrique, “Unë jam i vetmi përgjegjës” është titulli i artikullit tjetër të parë kushtuar Mundial. Gazeta i jep hapësirë edhe festimeve të tifozëve marokenë në shumë qytete të Spanjës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



