Medon Berisha mbetet në “bokse”, mesfushori kuqezi vuan ende problemet fizike

Leçe e dy mesfushorëve shqiptarë, Ylbedr Ramadani dhe Medon Berisha, përballet të dielën me Parmën në kampionat. Edhe këtë herë pritet që në fushë nga kuqezinjtë të jetë vetëm njëri prej tyre, Ramadani.
Sipas raportimeve të fundit nga shtypi sportiv italian, trajneri Di Francesco do të bëjë sërish pa Berishën, i cili nuk i ka kaluar ende problemet muskulore. Ndoshta javën e ardhshme mesfushori që ka impresionuar këtë sezon do të jetë gati për Leçen.
Rikthimi i Medon Berishës në fushë është i rëndësishëm edhe për Kombëtaren shqiptare. Trajneri Silvinjo shpreson të ketë sa më shumë lojtarë në gjendjen e tyre optimale për sfidën e Play-off-it me Poloninë në muajin mars.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




