Maran ndjek nga afër 3 ndeshje të kampionatit, në kërkim të elementëve për fanellën kuqezi

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka vijuar turin e tij të monitorimit të ndeshjeve të kampionatit Abissnet Superiore.
I shoqëruar nga ndihmësit e tij, Christian Maraner dhe Ervin Bulku, tekniku kuqezi ka ndjekur fillimisht të mërkurën sfidën hapëse të javës së 9-të, Vora-Vllaznia.
Italiani ka vazhduar më pas me Tirana-Dinamo të enjten në “Niko Dovana” të Durrësit dhe për ta mbyllur turin e tij me ndeshjen Egnatia-Teuta, që u luajt dje pasdite në “Egnatia Arena” të Rrogozhinës.
Siç kishte deklaruar qysh në momentin e nënshkrimit të kontratës me FSHF-në në muajin maj, Maran vazhdon të vëzhgojë nga afër ndeshjet e kampionatit dhe të monitorojë paraqitjet e lojtarëve që janë ose mund të jenë kandidatë potencialë për Kombëtaren shqiptare.
Gjithashtu, trajneri kuqezi ka vizituar më parë edhe disa skuadra të kampionatit gjatë procesit stërvitor, duke monitoruar mënyrën se si punohet dhe ka pasur mundësinë të flasë nga afër edhe me teknikët e klubeve shqiptare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




