Memaliaj , përfundon investimi I këndit të lodrave .

Një kënd lodrash për fëmijë është dhurata e bërë për vogëlushët në këtë fundvit në qytetin e Memaliaj. Pas aksionit për lirimin e hapësirave publike në këtë qytet të cilat synoheshin të ktheheshin në parqe dhe ambjente për komunitetin ka përfunduar faza e parë e ngritjes së parkut të lodrave në këtë qytet .
- Është një investim që I kishte munguar për dekada qytetit. Hapësirat publike ishin zaptuar nga vetë komuniteti dhe na u desh një aksion gati një vit për të bërë të mundur lirimin e shesheve por edhe të rrugëve të qytetit. Fatmirësisht gjetëm mirëkuptimin e banorëve për këtë fundit. Sot kemi përfunduar fazën e parë të ngritjes së parkut të lodrave , ndërsa në fazën tjetër bëhet fjalë për rrethimin , vendosjen e stolave pushues dhe ngritjen e parkimit të mjeteve. Shpresojmë që viti I ardhshëm të gjejë familjet mirë me shëndet dhe të vijojmë investimet në infrastrukturën e qytetit.
Kreu I bashkisë Memaliaj Gjolek Guci bën me dije se investimet do të vijojnë në njësitë administrative në akomodimin e parqeve të reja për komunitetin .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




