Menaxheri i Diogo Jota-s në lot: Ende s’më besohet, e vështirë për të kaluar këtë situatë!

Futboll Bota | 1 vit më parë

Menaxheri i Diogo Jota-s, Jorge Mendes, nuk ka mbajtur dot lotët pasi shoqëroi nënën e klientit të tij për të kryer procedurat pas mbërritjes së trupave të pajetë të dy futbollistëve.

Jota dhe i vëllai, Andre Silva, humbën jetën pas një aksidenti me makinë në veri të Spanjës ndërsa trupat e tyre u transportuan në një kishë në qytetin e Portugalisë, Gondomar.

“Kemi humbur dy njerëz të mëdhenj. Diogo ishte një shembull si lojtar, si bashkëshort dhe si profesionist. Nuk më besohet ende ajo që ka ndodhur, është gjithçka shumë e vështirë”, tha Mendez në lot.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme