Menaxhimi i mbetjeve në Lezhë – Mbeturinat do të ndahen në burim dhe do të riciklohen

Sociale | 2 vite më parë

Brenda vitit 2025 menaxhimi i mbetjeve të qytetit të Lezhës  do të ndryshoje.  Ato do të ndahen që në burim me qëllim riciklimin e tyre e më pas do të dërgohen në landfill. Qendra e riciklimit do të ndërtohet në periferi të qytetit, ky përmes këtij modeli krahas eliminimit të ndotjes synohet të gjenerohen të ardhura nga materialet e riciklueshme.

“Shansi më i madh për ne për të krijuar një tjetër histori në eliminimin e mbetjeve me një kompleks shërbimesh ku do adresohen të gjitha llojet e problematikave dhe do gjenerohen dhe të ardhura nga bashkia me pjesën e ndarjes në burim kjo ul dhe kostot e mbetjeve që shkojnë në landfill”, u shpreh Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë.

Ky projekt i pari i këtij lloji në Shqipëri do të financohet nga GIZI Gjerman në bashkëpunim me bashkinë . Fillimisht ai do të zbatohet në qytetin e Lezhës e më pas do të shtrihet edhe në njësitë administrative. Përmes kësaj iniciative synohet të hiqen dhe kontejnerët e mbetjeve ky qytetaret do ti nxjerrin mbeturinat me qese të ndara me orar të përcaktuar të cilat  do të marren nga makinat e pastrimit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme