Menaxhimi i zjarreve, mangësi në pajisje dhe logjistikë për ndërhyrje efikase dhe në kohë
Nisur nga situata e zjarreve, është mbajtur mbledhja e radhës për ngritjen e grupit të punës për monitorimin dhe ndjekjen e emergjencave.
Arben Cara, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, tha se ka një mangësi të theksuar sa i përket pajisjeve të zjarrfikësve apo logjistikës.
“Ka një mangësi të theksuar në këtë drejtim, edhe në kompletimin me pajisje për sa i përket zjarrfikësve, si uniformat, një element shumë i rëndësishëm, që jo vetëm është detyrim ligjor dhe duhet bërë në zbatim të një VKM-je, që ne kemi dërguar e miratuar shumë kohë më përpara, p5r bërjen e një uniforme që përfaqëson shtetin shqiptar,” u shpreh z. Cara.
Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Kukës, Bajram Nenada, bëri një përmbledhje të situatës gjatë muajve verorë. Ai theksoi si më problematikun vendgrumbullimin e mbetjeve në Myq-Mamëz.
“Problematike në vendgrumbullim ka qenë data 22 dhe 23 qershor. Ne nuk kemi akses rrugësh në mal,” tha z. Nenada.
Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të bashkive, drejtues të emergjencave civile dhe pyjore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




