Mërgim Vojvoda kalon tek Udinese, skuadra e tretë në Serinë A për lojtarin kosovar

Sipas raportimeve të fundit nga shtypi sportiv italian, Mërgim Vojvoda do ta kalojë tek Udinese, pas marrëveshjes së këtij klubi me Como-n.
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës do të transferohet në “Friuli”. Vojvoda, 31 vjeç, do të firmosë një kontratë dyvjeçare me Udinese, me opsionin e zgjatjes edhe për një sezon tjetër. Nga kjo lëvizje, Como pritet të përfitojë 1.3 milionë euro.
Për Vojvodën do të jetë eksperienca e tretë në Serinë A. Ai ka luajtur fillimisht me fanellën e Torinos, më pas me atë të Como-s dhe tashmë bëhet pjesë e Udinese. Mbrojtësi i krahut të djathtë është formuar si futbollist në Belgjikë, ku arriti deri te Standard Liezh, para se të zbarkonte në Itali.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




