Merkato/ Arsenal shtang tregun, nëse Vinicius Junior nuk rinovon me Real-in transferohet në Londër

Mikel Arteta është i qartë në strategjinë e tij në merkato dhe beson se Arsenal ka nevojë për një sulmues cilësor për të bërë hapin e madh në sezonin e ri.
Sipas “The New York Times”, Mikel Arteta është gati për të transferuar Vinicius Junior në “Emirates”. Sipas gazetës amerikane Arsenal është gati për të përmbushur kërkesat financiare të lojtarit, i cili duket se me transferimin e Diomande në “Bernabeu” ka marrë një sinjal të qartë nga ana e presidencës.
Florentino Perez nuk dëshiron ta humbasë lojtarin me parametra zero, por vonesat në rinovimin e akordit kanë “lodhur” drejtuesit e Real-it, të cilët nuk i mbyllin më derën klubeve që interesohen për brazilianin. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




