Merkato/ I pakënaqur nga shkarkimi i Maresca-s, Fernandez drejt PSG-së

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Shkarkimi i Enzo Maresca-s nuk është pranuar nga të gjithë lojtarët në “Stamford Bridge”. Sipas “L’Equipe” Enzo Fernandez, pas lamtumirës së italianit, është njëri prej lojtarëve, të cilët po konsiderojnë opsione të tjera për të ardhmen.

Mësohet se mesfushori nga Argjentina kërkon që të transferohet në Paris ku e pret PSG-ja. Luis Enrique nuk është i kënaur me paraqitjet e Joao Neves dhe Fabian Ruiz dhe për këtë motiv po tenton që të blejë mesfushorin, i cili i kushtoi Chelsea-t plot 107 milionë stërlina vetëm pak sezone më parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme